Kush jemi
Written by Administrator
PDF Print E-mail

MISIONI dhe VIZIONI

Misioni: GO2 ka si fokus lëvizjen e qëndrueshme (urbane) në përgjithësi, dhe kulturën e ecjes me këmbë dhe pedalim në veçanti. Prandaj ajo nxit lëvizjen aktive, të pastër, të shëndetshme dhe efikase në energji në vendbanimet shqiptare, si dhe në rajon e më gjerë. GO2 trajton të gjithë banorët urban dhe  bashkëpunon me ta, me organizata të shoqërisë civile dhe institucione që përshtaten me misionin e saj.

Vizioni: GO2 është e angazhuar në drejtim të ruajtjes dhe forcimit të mëtejshëm të kulturës së ecjes me këmbë si dhe pedalimit në qytetet dhe zonat e banuara shqiptare. Kjo do të thotë që, të ecurit dhe pedalimi janë nxitur si mënyrat më sociale, ekonomike, mjedisore dhe të shëndetëshme të udhëtimit urban që i përshtaten më së miri cilësisë së jetës në qytete dhe zona të banuara.

GO2 ka dy qëllime: 1.Rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me vlerat dhe mundësitë e një mënyre jetese me udhëtim (urban) të qëndrueshëm në përgjithësi, dhe ecjen me këmbë dhe pedalimit për të gjithë dhe për të gjitha qëllimet në veçanti. 2.Zhvillimi i programeve, veprimeve, aktiviteteve dhe shërbimeve që përshtaten më së miri me një stil jetese me udhëtim të qëndrueshëm urban në përgjithësi, si dhe ecjes me këmbë dhe pedalimit në veçanti.

 

PROJEKTI MOBALB

Projekti Mobalb (www.mobalb.al) me fokus menaxhimin e lëvizjes urbane (në veçanti këmbësorët dhe pedaluesit) është zbatuar në qytetin e Shkodrës gjatë viteve 2010-2012, në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Transportit, Bashkinë e Shkodrës dhe OJF-në belge Mobiel 21 (www.mobiel21.be), me mbështetjen e qeverisë flamande. Metoda audituese BYPAD (2011) e zhvilluar gjatë këtij projekti, rezultoi se në Shkodër ka 43% lëvizje me këmbë dhe 29% lëvizje me biçikleta. Me përfundimin e projektit u themelua edhe organizata jofitimprurëse GO2 (shko me 2 këmbë dhe me 2 rrota), si produkt dhe vazhdimësi e Mobalb-it, nën kujdesin e veçantë të z.Jozef Zuallaert (koordinator i projektit Mobalb).

 

ANËTARËT

Anëtarët e Bordit:

Entela Shkreli,
Nektar Duma,
Aulon Harizaj,
Jozef Zuallaert,
Eltjana Shkreli

 

Miqtë e GO2:

Lule Temali,
Esra Trepçi,
Fatma Dema,
Ezra Monasebian,
Indrit Gradeci,
Irhan Jubica,
Eldi Kraja,
Skënder Temali,
Dorina Pojani,
Aleks Dushi

 

NETWORK

Federata Europiane e Pedaluesve (www.ecf.com): është shoqata kryesore europiane lidhur me pedalimin dhe çështjet që lidhen me të. Ajo ka qendrën nw Bruksel, përbëhet nga 82 anëtarë të të gjitha vendet e Europës dhe mbështetet drejtpërsëdrejti nga Komisioni Europian. Qëllimi i saj është nxitja dhe zhvillimi i pedalimit si mjet lëvizjeje e transporti në jetën e përditshme si dhe për rekreacion. Shqipëria në FEP përfaqësohet që prej Qershorit 2013, nga GO2.

 

Rrjeti i Organizatave të pedalimit +1: në Europën Jug-Lindore, u krijua më 31 gusht 2014, në Novi Sad (Serbi), gjatë Biciklana Fest, festivalit të biçikletës që mblodhi përfaqësues nga gjithë rajoni. Ky grup ka për qëllim të bëjë qytetet e zonës GMT+1 më të dashur ndaj biçikletës dhe më të jetueshme. Përmes komunikimit në rrjet mundësohet shkëmbimi i informacionit dhe eksperiencave lidhur me zhvillimet rreth pedalimit, urbanizimit dhe nxitjes së pedalimit si një mënyrë transport, i cili në të ardhmen mund të zgjerohet në qendra të nivelit kombëtar dhe rajonial duke u artikuluar në të ardhmen si një zë në nivel europian.

You are here, because you were there.

You are here, because you have the potential and will to put your city on the right track.

You are here, because you think it's possible.

You are here, because you are from the GMT+1 zone.

You are here, because you are cool.

 

 

QËLLIMI I GO2ALBANIA

Nxitja e lëvizjes aktive, të pastër, të shëndetshme dhe efiçiente në qytetet dhe rajonet e Shqipërisë.

GO2 Services

• Bicycle and walking policy audit
• Consult about cycle policy and cycle network development, cycle plans
• Consult about pedestrian policy and cycle network development, cycle plans
• Designs cycle and pedestrian facilities
• User satisfaction surveys

GO2 Team

Kontakto me ne

Rr.Gjergj Fishta, Nd.60, H.3, Ap.27, 1023, Tiranë
Rr.Marin Barleti, Pall.167, Shkodër

Tel: +355 69 67 28 877
Email: contact@go2albania.org
Website: www.go2albania.org