Aktivitete

23
Feb 2015
Critical Mass – Shkodra Written by Administrator
PDF Print E-mail

Critical Mass – Shkodra është një aktivitet që në Shkodër po kthehet në traditë thuajse të përmuajshme, duke e renditur këtë qytet krahas listës së gjatë të të gjitha qyteteve në botë të cilat zhvillojnë masat kritike, si grupime të paqta të pedaluesve. Kjo lëvizje e pedaluesve u mbajt për herë të parë në Shkodër në Tetor 2014, ku morën pjesë pothuajse 250 persona me biçikleta dhe patina, të cilët përshkruan së bashku për 9 kilometra rrugët kryesore të qytetit gjatë 1.5 ore dhe duke përfunduar me një mbyllje festive në një bar-lokal. Qëllimi i aktivitetit është të sensibilizoje qytetarët dhe institucionet për të drejtat dhe sigurinë e padaluesve. Aktualisht situata e lëvizjes urbane e qyteteve shqiptare  jo vetëm që  i ka pushtuar hapësirën që i përket,  por as nuk respekton të drejtën e pedaluesit e këmbësorit.

 
23
Feb 2015
Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit Written by Administrator
PDF Print E-mail

Organizimi i Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, më 5 dhjetor u bë në bashkëpunim mes GO2 dhe pjesëtarëve të Forumit Shkodran. Aktiviteti i paradites u shoqërua me një aksion të mbjelljes së 25 fidanëve në oborrin e Spitalit Psikiatrik në Shkodër. Në këtë aktivitet morën pjesënjë grup vullnetarësh të cilët mbërritën në rajonin spitalor me biçikleta. Mbasditen e kësaj dite u organizua një ceremoni falenderimi për vullnetarët, të cilëve iu dhanë ‘çertifikatat e falenderimit’. Përveç pranisë së tyre, pjesëmarrës qenë edhe intelektualëshkodranë, të cilët punojnëe veprojnë në Shkodër, Tiranë dhe jashtë vendit dhe përmes shembullit të tyre, ata dhanë edhe një mesazh për domosdoshmërinë e kontributit kolektiv në Shkodër.
https://www.youtube.com/watch?v=aABIsfSAq9s

 
23
Feb 2015
Workshop ‘Turizmi i Biçikletave’ Written by Administrator
PDF Print E-mail

Workshopi ‘Turizmi i Biçikletave’ u zhvillua në ambientet e sipërmarrjes sociale ‘Vivaldi’ më dt. 27 tetor, 2014 në Shkodër, në kuadër të projektit EuroVelo8 dhe nismës së sipërmarrjes sociale ‘Guida me Biçikleta’; nën mbështetjen e REC-Albania (programi Senior-A) dhe Partners Albania e Fondacioni i Vëllezërve Rokfeller. Ky aktivitet mblodhi ekspertë të turizmit, përfaqësues të vendimmarrjes lokale e qëndrore, përfaqësues të shoqërisë civile, akademik nga Universiteti ‘Luigj Gurakuqi’ të Shkodrës dhe aktorë të turizmit alternativ, kryesisht nga vendi por edhe nga rajoni, si: Kosova e Mali i Zi. I ftuar ishte edhe z. Jens Erik Larsen, ideator dhe ekspert i projektit EuroVelo, i cili mbështetet nga ECF (Federate Europiane e Pedaluesve) dhe Komisioni Europian. Qëllimi i takimit ishte prezantimi dhe njohja me projektin EuroVelo (www.eurovelo.com), si përqasje e turizmit me biçikleta, përpara vendimmarrësve dhe grupeve të ndryshme të interesit. Takimi qe bazuar në tre sesione dhe pjesëmarrja ishte relativisht e kënaqshme,  prej 32 pjesëmarrësve.

 
23
Feb 2015
Dita e Biçikletës Written by Administrator
PDF Print E-mail

Më 25 tetor 2014 në rrugën “Gjuhadol” në Shkodër u zhvillua aktiviteti për fëmijë me fokus kulturën e përdorimit të biçikletës në qytet. Aktiviteti kishte si objektiv kryesor ndërgjegjësimin e fëmijëve lidhur me vlerat social-ekonomike dhe mjedisore të elementit biçikletë, përmes metodave edukative didaktike, me lojëra që promovonin argëtim me mjetin dyrrotak si: arti i rrugës me shkumësa dhe bojëra, gjarpëri dhe shkalla, teatër social në rrugë, gara e biçikletave, etj. Për realizimin e këtij aktiviteti u angazhuan si vullnetarë, 15 të rinj dhe të reja nga qyteti i Shkodrës të apasionuar pas biçikletës, të cilët janë afruar pranë GO2, për të dhënë kontributin e tyre në realizimin e këtyre aktiviteteve.

 
23
Feb 2015
Albanian Cost Trip Written by Administrator
PDF Print E-mail

Pjesëmarrja në aktivitetin Albanian Cost Trip IV në dt. 14 dhe 15 shtator u bë në bashkëpunim me Fondacionin EDC dhe shoqatën shqiptare të Aeronautikës. Gjatë ditës së parë u bë hapja e aktivitetit një Konference për shtyp të zhvilluar në Komunën e Dajçit, për të promovuar kështu asetet natyrore dhe mundësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të këtyre zonave për arsye ruatjen e vlerave. GO2 organizoi një tur me biçikleta nga Shkodra në Dajç, për tu bërë vlerë e shtuar e promovimit tëaktiviteteve outdoor të këtij udhëtimi. Ditën e nesërme nisja e pilotëve me parashuta nga qielli dhe pedaluesve me biçikleta nga toka, filloi nga bregu i Velipojës për të vazhduar mëpas përgjatë gjithë vijës bregdetare, në Lezhë, Patok, etj.

 
23
Feb 2015
Biciklana Fest, Novi Sad Written by Administrator
PDF Print E-mail

BICIKLANA Fest është ngjarja që u zhvillua në Novi Sad të Serbisë nga organizata Novosadska Biciklistička Inicijativa, me qëllim promovimin e biçikletës si pjesë e mënyrëssë jetesës në zonat urbane. Për tre ditë me rradhë, në ambientin e Quarter-it u mbajtën leksione, prezantime lidhur me politikat e pedalimit të zhvilluara deri më tani në Serbinë Veriore dhe politikat e Europës për nxitjen e vazhdueshme të përdorimit të biçikletës, si dhe aktivitete të ndryshme si; panair, ekspozitë me piktura dhe biçikleta, si dhe mbrëmje festive me muzikë. Ndryshe nga viti i kaluar, në këtë festival pati pjesëmarrje edhe të përfaqësuesve të organizatave nga vende të tjera të Ballkanit si: Kroaci (Osijek), Slloveni (Ljubjanë, Maribor), Maqedoni (Shkup), Mal i Zi (Podgoricë), Bosnje e Herzegovinë (Banja Luka). Shqipëria u përfaqësua nga organizata GO2, e cila gjatë pranisë atje bëri edhe prezantimin e shkurtër të rastit të Shkodrës si Qytet Kampion i Biçikletave dhe përpjekjeve për vazhdimin e ruajtjes së traditës.

 
23
Feb 2015
Konkursi ballkanik ‘Ide të Gjelbra’, Llogara, Vlorë Written by Administrator
PDF Print E-mail

GO2 shpallet fitues i Çmimit të III-të, në konkursin 'Ide të Gjelbra' në nivel Ballkani, mbështetur nga Fondacioni i Vëllerzërve Rockfeller. Projekti ynë ' Vështrim i Gjelbër, Kala m'Kala' vlerësohet si një ndër tre projektet më të mundshëm, mes 15-të projekt-ideve që konkurronin nga 5 shtetet e Ballkanit: Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi. Vlerësimi u bë nga një juri, e cila ishte ndërkombëtare me profesionistë nga Amerika, Gjermania dhe Izraeli. Prezantimi u bë nga znj.Eltjana Shkreli, e cila tërhoqi edhe çmimin.

 
23
Feb 2015
Konkursi ‘Si ta bëjmë Tiranën Turistike?’ Written by Administrator
PDF Print E-mail

Në konkursin‘Si ta bëjmë Tiranën një qytet turistik bashkëkohor?!’ u shpall i hapur nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, Bashkia e Tiranës, Agjensia Kombëtare e Turizmit dhe Shoqata Shqiptare e Turizmit, me qëllim mbledhjen e ideve nga studentë të Universiteteve publike dhe private. Në këtë konkurs u prezantuan 18 ide-projekte të përzgjedhura mes 40 prej tyre dhe ku grupi i punës së GO2 (vullnetarë, studentë dhe të sapo diplomuar) u paraqit me projektin e quajtur ‘AgorA’, që pasi kaloi fazën e parë të seleksionimit dhe pas prezantimit në Konferencë u shpall si një ndër 5 idetë më të mira.
Projekti ka të bëjë me rigjallërimin e Hapësirave Publike përmes artit të rrugës, duke përfshirë artet pamore, teatrot sociale, video narrative, flash-mobe, e performanca të tjera, shtimin e hapësirave të gjelbra dhe nxitjen e lëvizjeve aktive (me këmbë dhe biçikleta) nëpër këto hapësira. Në këtë mënyrë materialet dominuese të betonit dhe asfaltit që përbëjnë hapësirat publike sidomos këto 20 vitet e fundit mund të bëhen më të ngrohta dhe me jetë, jo vetëm për banorët e Tiranës por edhe për vizitorët e huaj, të cilët kërkojnë më shumë ndërveprim me jetën e gjallë të qytetit.

 
23
Feb 2015
Guida turistike Written by Administrator
PDF Print E-mail

Guidat e organizuaraturistike nëpër rrethinat e Shkodrës janë zhvilluar në kuadër të projektit Kalam’Kala, me qëllim nxitjen e përdorimit të biçikletës jo vetëm si mjet i përditshëm, por edhe për rekreacion për zbulimin e vlerave natyrore e kulturore të zonave rurale të rajonit të Shkodrës. Fillimisht ato nisën me një pjesëmarrje prej 6-7 vetave duke ardhur në rritje deri në 18 veta maksimumi thuajse të gjithë vendas nga Shkodra dhe një pjesë më e vogël të huaj. Pjesëmarrja ka qënë e grupmoshave të ndryshme, por kryesisht kanë qënë të rinjtë ata që janë bërë pjesë e vazhdueshme e tyre, duke iu larguar disi ‘sindromit kafene’. Gjithsej janë zhvilluar rreth 20 guida të organizuara prej muajit Qershor deri në Nëntor, prej të cilave janë 14 itinerare të ndryshme, të përcaktuara dhe evidentuara si të mundshme për tu arritur me biçikletë, ndër to: Drishti, Jubani, Shurdhahu, Shirqi, Shasi, Gajtani, Zogaj etj. të gjitha në një distancë rreth 15-20 km mesatarisht larg nga Shkodra.

 
23
Feb 2015
Dita e Drinit, Spathar 17 maj 2014 Written by Administrator
PDF Print E-mail

Dita e Drinit mëdatën 17 Maj, festohet për herë të parë në Shqipëri dhe në vendet e tjera të pellgut ujor të Drinit, si nevojë për rritjen e ndërgjegjësit lidhur me problematikat që janë hasur në menaxhimin e ujrave dhe vlerave që ka. Kështu organizime të Ditës së Drinit u bënë në Shkodër, Pogradec, Pejë, Strugë dhe Ulqin. Në Shkodër, Dita e Drinit u organizua nga Qendra Aarhus me pjesëmarrjen e organizatave të tjera mjedisore, bizneseve që lidhen me turizmin në pellgun e Drinit, shkollave fillore të rrethit të Shkodrës dhe Univeristetit Epoka.
GO2, u bë pjesë e aktivitetit përmes ‘Udhëtimit me Biçikleta’ nga Shkodra deri në Spathar përgjatë fushave të Drinit, si një mundësi për zhvillimin e rekreacionit me biçikleta në këtë rajon.

Last Updated on Wednesday, 10 May 2017 15:49
 
23
Feb 2015
Forum i hapur me ekspertin slloven ‘Politikat e Pedalimit në Ljubjanë’ Written by Administrator
PDF Print E-mail

Forumi ‘Politikat e Pedalimit në Ljubjanë’ qe një panoramë e Politikave të ndërmarra nga Bashkia e Ljubjanës për ta kthyer atë në një qytet miqësor për biçikletat. Prezantimin e realizoi z. Andrej Klement, ekspert për çështjet mjedisore pranë REC-Slovenia, si dhe një ndër aktivistët kryesor të qytetit të Ljubjanës lidhur me pedalimin. Kështu ai dha përpara audiencave të Tiranës dhe të Shkodër, rrugën e sfidave që Ljubjana ka ndjekur deri më tani si dhe sfidat që mund të presin qytetet shqiptare lidhur me çështjet e lëvizjes urbane me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Panorama e Ljubjanës filloi që nga koha e përdorimit masiv të makinës private kryesisht gjatë viteve të rregjimit komunist në ish-Jugosllavi, deri në periudhë pos-komuniste dhe sot, me anëtarësimin e tyre në BE.
Qëllimi i organizimit të këtyre 2 forumeve të hapura qe kryesisht;
Në Tiranë në Fakultetin e Ark dhe Planifikimit Urban futja e koncepteve të Menaxhimit të Lëvizjes Urbanedhe ngritja e kapaciteteve të reja profesioniste për planifikimin e transportit urban, domosdoshmëria e njëPlani Strategjikpër zonat urbane etj.
Në Shkodër në Shkollën ‘Maria Ndihmëtare’ nxitja e të interesuarve për rëndësinë e një mirëorganizimi të mundësive që lidhen me Pedalimin. Të qënurit qytet Kampion, Shkodrën e favorizon mjaft në sipërmarrjen e këtyre politikave, duke shërbyer si një shembull për të gjitha qytetet e tjera shqiptare më vonë. Shiko: http://www.shkodrapress.com/index.php?option=com_k2&view=item&id=1358%3Ashkodër-‘politikat-e-pedalimit’-forum-i-hapur-me-ekspertin-slloven&Itemid=465

 
23
Feb 2015
Dita e Tokës, Shkodër 22 prill 2014 Written by Administrator
PDF Print E-mail

Dita e Tokës u organizua në Shkodër më 22 prill 2014, si një ngjarje për të rritur ndjeshmërinë ndaj ruajtjes së mjedisit dhe njohjes më të mirë të vlerave dhe kapacitetet e mundshme që Shkodra ka. Kjo ngjarje u mbështet nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, Qendra rajonale e Mjedisit, Bashkia e Shkodrës si dhe aktorë të Shoqërisë Civile si: Qendra Aarhus, The Door Albania, Change the World, GO2, shkollat fillore dhe të mesme të rajonit dhe kopshtet Ekosociale.
Përmes aktiviteteve të ndryshme për grupmoshat e reja, ishte edhe nisja e ‘Turit me Biçikleta’ nga Shkodra për në Sarandë, nga grupi i Ambasadës Amerikane shoqëruar nga aktivistë të GO2. Turi me Biçikleta u propozua të ishte jo vetëm nëpër rrugët dhe bulevardet kryesore të qytetit, por edhe nëpër rrugica, aq të dashura për lëvizje me biçikleta. Nisja u bë para sheshit të Bashkisë, ku grupi u pri nga disa fëmijë me biçikleta dhe u shoqërua nga vetë kryetari i Bashkisë.

 
23
Feb 2015
Konkursi kombëtar ‘Ide të Gjelbra’, 20-21 mars 2014 Written by Administrator
PDF Print E-mail

Konkursi 'Ide të Gjelbërta 2014' për sipërmarrjen sociale, i mbajtur më 20-21 Mars 2014, u organizua nga Partners Albania. Në këtë konkurs organizata GO2 u paraqit me projekt-idenë me titull 'Vështrim i Gjelbërt, KALA m'KALA', ku edhe u shpall ide fituese mes 16 projekteve të klasifikuara gjatë fazës së parë. 'Vështrim i Gjelbërt' u ideua në kuadër të projektit europian EuroVelo8 dhe konsiston në guidën me biçikleta nga Kalaja e Shkodrës drejt Kalasë së Drishtit, me qëllim nxitjen e ekoturizmit, për të nxjerrë në pah vlerat kulturore dhe natyrore të zonës, si dhe për të ndihmuar ekonominë familjare.

 
23
Feb 2015
Çmimi ACT Now – Ambasada Amerikane në Tiranë Written by Administrator
PDF Print E-mail

Çmimi ACT Now për muajin Gusht, që Ambasada Amerikane jep çdo muaj për nisma të shoqërisë civile, iu akordua organizatës GO2 si vlerësim i punës së bërë mbi çështjet e lëvizjes urbane dhe angazhimin qytetar në paksimin e përdorimit të panevojshëm të makinave, duke mbrojtur mjedisin dhe shëndetin e komunitetit. Kështu me dt. 6 shtator, para sheshit të bashkisë, u zhvillua ceremonia e dhënies së këtij çmimi simbol, në praninë e zëv/ambasadorit amerikan z.Henry Jardine, kryetarit të Bashkisë Shkodër z.Lorenc Luka, si dhe mediave lokale e qendrore.

 
23
Feb 2015
Anëtarësimi në ECF-Federatën Europiane të Pedaluesve Written by Administrator
PDF Print E-mail

Në qershor 2013 Shqipëria u anëtarësua në Federatën Europiane të Pedaluesve, pikërisht përmes përfaqësimit nga GO2. Ajo u anëtarësua me votim të plotë të të gjithë anëtarëve të tjerë, duke i dhënë të drejta të plota tashmë nëparaqitjen e problemeve nga terreni ku ajo punon dhe shkëmbimin e eksperiencave me përfaëuesit e vendeve të tjera europiane.
http://www.ecf.com/about-us/our-members/

 
Urban travel life style Written by Administrator
PDF Print E-mail

Activity  Promotion
Urban travel life style


Urban mobility life style, a cultural matter?
Cities have their own identity and their own urban travel life style is a part of that identity. Traffic is not an act of nature. Every morning each of us makes a choice for a specific transport mode. We make that choice based on well know factors suchlike time efficiency, comfort, availability, costs, etc.
It is less known that social status and life style plays an important role in one’s transport mode choice. That’s why information, promotion and campaigning have become standard in an urban mobility program. Mobility centers and campaigners inform citizens; promote clean and energy efficient transport and facilitate innovation in urban mobility services.

Last Updated on Monday, 23 February 2015 18:31
Read more...
 

QËLLIMI I GO2ALBANIA

Nxitja e lëvizjes aktive, të pastër, të shëndetshme dhe efiçiente në qytetet dhe rajonet e Shqipërisë.

GO2 Services

• Bicycle and walking policy audit
• Consult about cycle policy and cycle network development, cycle plans
• Consult about pedestrian policy and cycle network development, cycle plans
• Designs cycle and pedestrian facilities
• User satisfaction surveys

GO2 Team

Kontakto me ne

Rr.Gjergj Fishta, Nd.60, H.3, Ap.27, 1023, Tiranë
Rr.Marin Barleti, Pall.167, Shkodër

Tel: +355 69 67 28 877
Email: contact@go2albania.org
Website: www.go2albania.org