Thirrje e hapur për MENTOR në fushën e performancës
Kërkohet mentor për të realizuar një program Punëtorie 5 ditore për praktika performative (live art) në kuadër të projektit “Arti drejt Publikes” në qytetin e Shkodrës.
Programi i punëtorisë është konceptuar për të mbështetur rritjen profesionale dhe intelektuale, dhe krijimtarinë performative e të rinjve në kuadër të projektit “Arti drejt Publikes” që synon rigjallërimin e hapësirave publike të mbyllura, të paaksesueshme për artistët dhe qytetarët dhe nevojën për t’i kthyer ato në modele hapësirë dialogu dhe komunikimi fizik dhe konceptual.
Mentorët ftohen të nxisin te studentët përdorimin e teknikave të tjera, si new media, artet pamore, teatër eksperimental, dance, apo objekte instalative, për të thelluar praktikat artistike përmes kërkimit në fushën e zhanrit performancë dhe debatin që përfshin sferën publike.
Mentori duhet të sigurojnë një grup prej të paktën 12 të rinjsh amatorë lokalë. Mentorët do të kenë mundësinë të punojnë nga afër me koordinatorë të stafit të organizatave GO2 dhe Art Kontakt.
Gjatë punës do të dokumentohen përmes videove “momentum” bisedash midis pjesëmarrësve që frymëzojnë ata vetë në punën e tyre, por dhe qytetarët dhe dashamirësit e artit, kulturës, shkencës. Në formë bashkëbisedimi, këto dialogje do të nxisin reflektim dhe do të ngrejnë pyetje të mprehta mbi bashkëkohësinë tonë, vetëdijen mbi raportin e individit me shoqërinë, qytetin, transformimet urbane, konfliktin social, natyrën, artin etj përmes pyetjeve si më poshtë:
- Si e konsiderojmë hapsirën publike?
- Cili është raporti jonë me kujtesën kolektive?
- Si ndryshon perceptimi për hapësirën dhe kohën në qytetin tonë?
Ky program performancash ofron mundësi për përfshirjen e shumë të rinjve në këtë fushë të artit, sepse performanca eshtë është një zhanër pothuajse i panjohur në Shqipëri. Programi propozon të organizojë trajnime me të rinj interesuar për këtë format artistik. Ndërkohë, nga një këndvështrim social kulturor, ky program performance ka potenciale të ndryshojë vërtetë mendësinë e pjesëmarrësve. Në kohën e tranzicionit, shoqëria po humbet çdo ditë hapësirat publike nga indiferenca dhe injoranca institucionale, presioni dhe spekullimi në sektorin e ndërtimeve. Ndaj arti, dhe krijuesit përmes formave të ndryshme të shprehjes artistike, si performanca, synon rritjen e ndërgjegjësimit për këtë çështje të mprehtë që nuk është vetem urbane por dhe social ekonomike, si dhe të rrisë përgjegjesinë e institucioneve për këtë çështje tej mase të rëndësishme.
Struktutura e trajnimeve do të realizohet nga mentori. Në fund të Punëtorisë do të realizohet një event art live (performancë) në një hapsirë publike sensitive të qytetit.
Aplikuesit ftohen të dërgojnë një letër për shprehje interesi (motivimi), CV dhe portofol të punëve, deri me datë 20 Qershor ora 23:30 në adresën: info@go2albania.org
Ju mirëpresim!