Mesazhe nga kultura “periferike”
Andi Tepelena
OObjektivi i Punëtorisë INSTALAC[T]ION në kuadër të projektit multidisiplinor “Arti drejt Publikes” është të inkurajojë angazhimin qytetar në mesin e komuniteve të margjinalizuara për të trajtuar problemet sociale të lidhura me tolerancën, përkatësinë, identitetin, vlerat e demokracisë me të cilat ata përballen. Keto koncepte u trajtuan përmes përdorimit të gjuhes së artit, me konkretisht, grafitit dhe instalacionit, duke kombinuar kështu artin me kritikën shoqërore.
Projekti konsistoi në një ndërhyrje artistike (“site specific”), e konceptuar posaçërisht për hapësirën ku jeton komuniteti rom dhe reflektoi ndjeshmërinë, shpirtin autentik e të ndjeshëm të pjesëtarëve të këtij komunitetit, i cili jeton me dinjitet, por edhe të natyrës së ndërhyrjes artistike me aftësinë për të përdorur fuqinë e artit për të arritur një ndikim te komunitetet. U frymëzuam nga rrëfimet e tyre të sinqerta që burojnë nga kodet e tyre kulturore të vjetra sa vetë qyteti i Shkodrës. Ne u krijuam një mundësi frymëzuese për të thyer paragjykimet e një komuniteti “ekzotik-primitiv”, dhe për të ndërtuar urë kulturore, duke hequr kufijtë përmes përcjelljes së një mesazhi universal për qytetin dhe banorët e vet.
Problemet, sfidat dhe dëshirat ishin temat e të rinjtë e komunitet rom, të cilat do t’i eksploronin përmes mbishkrimeve në objektet instalative dhe grafiteve që sugjeronin gjendjen e pasigurisë jo vetëm fizike në zonën e tyre, duke kontribuar dhe perceptimin e problemeve sociale në mjedisin e tyre dhe në krijimin e një perspektive të ndryshme. Kështu muret, rruga, kangjellat ndarëse u kthyhen në një skenë publike të ekpsresionit artistik. Instalacioni në formën e “artit publik” dhe grafiti si një zhanër i artit të rrugës (“street art”) përfaqësojnë një formë të fuqishme të shprehjes artistike dhe mbartin një potencial të madh për (ri)aktivizimin e këtyre hapësirave, duke i dhënë një jetë të re objekteve dhe zonës së degraduar nga mungesa e vëmendjes institucionale. Nisur nga ky kusht, së bashku me pjesëtarët e komunitetit (ri)imagjinuam hapësirën fizike duke e kthyer një hapësirë të përbashkët krijuese për komunitetin dhe kalimtarët.
Të rinjtë e angazhuar nga komuniteti rom transformuan hapësirën e rrugës duke provokuar në sjelljen e kalimtarëve kureshtje dhe emocion të papritur, duke e konvertuar hapësirën fizike në një zonë dinamike krijuese falë këtij takimi katalitik. Jemi të bindur që ky projekt do të kontribuojë në forcimin e një dialogu konstruktiv për të riimagjinuar reealitetin kulturor “periferik” në një skenë të hapur dhe shumëdimensionale, ku qytetarët në përgjithësi, krijojnë dhe angazhohen në dialog me komunitete të veçanta.
Ndërveprimi i ndërsjelltë mes objekteve instalativë, grafiteve dhe hapsirës do t’i bëjë njerëzit të ndjehen pjesë e dinamikave krijuese edhe në vazhdimësi. Ata do të ecin afër këtyre imazheve, por nuk do ndihen spektatorë në një kontekst fizik shpirtëror me kuptimplotë dhe emocional.
Elementet vizuale të ngjyrës, grafika dhe mesazhi i mbishkrimeve do të shndërrohen në një përvojë jetësore në nivel angazhimi social dhe do të mbajnë vëmendjen e publikut kalimtar, duke krijuar kështu një dialog gjithëpërfshirës dhe jo të devijuar, sepse mesazhi artistik i projektit që ka qëllim jo vetëm përdorjen e teknikave artistike për të krijuar një produkt interesant dhe argëtues, por edhe të nxisë një reflektim mbi gjendjen sociale të komunitetit.
Një një formë “art mbishkrimi” projekti fton pjesëmarrjen shoqërore dhe kërkon një përgjigje ndaj mesazhit, përbërjes dhe vendosjes së tij, jo vetëm si një formë shprehëse e jetës, realitetit dhe rutinës së përditshme të pjesëtarvë të komunitetit, por si një rrugë për zgjim dhe reflektim shoqëror.
Është një mënyrë e re e shfrytëzimit të imagjinatës artistike për të mbushur ose plotësuar “vrimat” e harruara shtresave kulturore urbane.
Muri, rruga, objektet do të kthehen në një platformë e identitetit autentik dhe të shumëfishtë, do të rrisin vlerën kulturore të kësaj hapësire dhe do të bëhen një element i shumëngjyrësh i jetës dhe në këtë zonë “periferike” të qytetit. Hapësira kthehet në një vend për të tërhequr vëmendjen për problemet me të cilat ballafaqohet komunitetit si pasojë e premtimeve të pambajtura ndër vite nga pushteti qendror dhe lokal, por edhe për të motivuar zhvillimin e projekteve eksperimentale ndërdisiplonore, bazuar në bashkëpunimin me komunitetin. Në këtë konteks, kjo hapësirë e trasformuar ka potencialin një hapësirë që përcjell ide të reja, debat dhe tendenca në skenën e artit bashkohor në Shqipëri. Transformimi i hapësirës me mbishkrime dhe ngjyra, bazuar në teknikën “action painting”, mbi sipërfaqen e rrugës, sikur ajo të ishte kanavacë, do të sjellë forma dhe mënyra të reja komunikimi për komunitetin dhe banorët e krahut tjetër të Urës sëVjetër të Bunës, që ai të bashkëjetojë në paqe në një mënyrë aktive sociale dhe krijuese.