GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization
MMinistri për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar i Suedisë z. Per Olsson Fridh, Ambasadorja e Suedisë në Tiranë znj. Elsa Håstad, Drejtorja e Zyrës për Bashkëpunimin dhe Zhvillim në Shqipëri znj. Petra Burcher, së bashku me funksionarë të tjerë të lartë të Suedisë vizituan sot rajonin e Shkodrës.
Në mesin e sipërmarrjeve të mbështetura nga #GO2Innovation, delegacioni suedez u ndal në Fermën Ekosociale “Ana e Malit”, ku u prit nga grupe individësh me aftësi ndryshe, banda frymore “The Door”, si dhe të rinj të pakicave rome dhe egjiptiane të trajnuar për profesione të ndryshme etj.
Pas fjalëve të mirëseradhjes, Drejtorja Ekzekutive e GO2 znj. Eltjana Shkreli prezantoi sfidat e organizatës për motivimin e komuniteteve lokale në krijimin e një ekosistemi të qëndrueshëm për sipërmarrjen, duke u ndalur sidomos te modeli i suksesit të Qendrës GO2Innovation për Turizmin dhe Agrobiznesin në kulmin e pandemisë covid19.
Ndërsa Drejtuesi i Fermës Ekosociale z. Kastriot Faci foli për shërbimet e shumta që ofron kjo qendër për grupet e margjinalizuara të shoqërisë. Pikërisht qasja e këtyre grupeve ndaj shërbimeve të ndryshme në jetën e përditshme zgjoi interes te miqtë suedezë. Përmes bisedave miqësore me pjesëtarë të këtyre grupeve, ata shkëmbyen energji dhe pozitivitet, duke u larguar me besimin se nisma të tilla duhen forcuar për të mirën e komuniteteve.