Arti drejt Publikes nis me takime në institucione arsimore
Arti drejt Publikes mori udhë prej partneritetit të GO2 dhe Art Kontakt, me mbështetjen e Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
Takimet e para për nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe të njohjes së bashkëpunëtorëve me aktivitetet kryesore të projektit, të përfaqësuar nga znj. Liridona Ura dhe z. Andi Tepelena, u zhvilluan përgjatë muajit Shkurt.
Marrëveshja me Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës (Departamenti i Gjeografisë i Fakultetit të Shkencave Shoqërore), e nënshkruar nga shefja e këtij Deparamenti, znj. Breseda Kopliku, parasheh angazhimin e studentëve në trajtimin e problemeve që kanë të bëjnë me qytetin.
Ndërsa në takimet me drejtues të Gjimnazit “28 Nëntori”, si dhe të shkollës jopublike “Hasan Riza Pasha”, u diskutua për përfshirjen e gjimnazistëve në disa prej aktiviteteve më interesante të projektit për mundësimin e nxitjes dhe të shprehjes së kreativitetit të tyre përmes teknikave të ndryshme të multimedias.