Online Pitching në #GO2Innovation

Event Date:
Start at 12:00 AM
April 6, 2020 - April 7, 2020
E-Mail
city@vox.com.ua
thegov@gmail.com

SShpallja e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore i dha një drejtim tjetër punës në të gjithë botën, duke e orientuar atë përmes aktivitetit online. Për këtë arsye, edhe #GO2Innovation vendosi që intervistat e fazës së dytë të Aplikimit, të zhvillohen me video-thirrje online, përmes platformës Zoom.

Për këtë qëllim të gjithë fituesit e fazës së parë do të njoftohen me të gjithë mënyrat nga ekipi i #GO2Innovation: përmes mesazheve të shkruara në telefon dhe rrjete sociale, me email, me thirrje zanore në telefon, si dhe me video-thirrje. Ata gjithashtu do të asistohen nga ekipi i #GO2Innovation mbi përdorimin e platformës Zoom, si dhe për modalitetet e intervistës.
Juria teknike e #GO2Innovation kualifikoi 42 sipërmarrje për në fazën e dytë, nga 60 që aplikuan në fillim. Bizneset e zgjedhura janë mbedhur në 5 grupe të veçanta, sipas sektorëve.

Intervistat do të zhvillohen në javën e dytë të Prillit 2020, respektivisht në datat 6 dhe 7, sipas këtij programi:

6 Prill 2020

09.00 – 11.45  – GRUPI I BIZNESIT TË MADH, 6 sipërmarrës

12.15 – 14.00 – GRUPI I ARTIZANATIT, 5 sipërmarrës

16.30 – 20.00  – GRUPI I AGROTURIZMIT, 9 sipërmarrës

7 Prill 2020

09.00 – 13.00 – GRUPI I START UP-eve, 12 sipërmarrës

16.00 – 19.00 – GRUPI I TURIZMIT, 10 sipërmarrës

Sipërmarrësit do të jenë përballë jurisë së përbërë nga 5 anëtarë:

Intervista do të fillojë më një prezantim të idesë së biznesit nga sipërmarrësi. Ky prezantim zgjat 5 minuta, prandaj sipërmarrësit duhet të tregohen të qartë dhe konkretë për të mbrojtur sa më mirë idenë e tyre përpara jurisë.

Pas prezantimit, për secilin pjesëmarrës janë rezervuar 10-15 minuta për pyetje-përgjigje bashkëbiseduese me jurinë. Kur të kenë përfunduar të gjithë intervistat e njërit grup, juria do të votojë më të mirët, ndërsa #GO2Innovation do t’i informojë menjëherë bizneset konkurrues për vlerësimin e jurisë.

Sikurse edhe Kartelën e Sipërmarrjes, kriteret e vlerësimit janë si më poshtë:

  • Aftësitë e sipërmarrësit – 3 pikë
  • Oferta – Produketet/Shërbimet Kryesore – 3 pikë
  • Kërkesa – Tregu dhe Konkurrenca – 3 pikë
  • Risia që Sjell Sipërmarrja – 1 pikë

Gjatë intervistës, sipërmarrësit e tjerë që bëjnë pjesë në të njëjtin grup biznesi (psh: agrobiznesi), do të jenë online duke ndjekur prezantimin e pjesmarrësve të tjerë si dhe reagimet e jurisë. Kjo bëhet për dy qëllime: Për transparencë, si dhe që sipërmarrësit të përfitojnë sa më shumë nga kjo praktikë. Po për transparencë ndaj të gjitha palëve (organizatorëve, sipërmarrësve, jurisë dhe donatorëve) – të gjitha takimet e intervistave do të regjistrohen të plota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *