Arti drejt Publikes

Funded by:
Leviz Albania
Date:
January - August 2021
Partner:
Art Kontakt

Shkodranët njihen si komunitet që e dashuron artin e kulturën, por a lexohet kjo në qytet dhe a i përkasin shkodranët një qytetarie kulturore?! Pavarësisht se kultura ngjizet tek individi, te komuniteti mungon. Prej më shumë se 20 vitesh Shkodra kulturës ka vetëm një teatër (klasik, publik) i cili funksionin vetëm për trupën e teatrit, një kinema publike që është kthyer në kafene dhe që paguan nëse të nevojitet, 3 muze publik që mbyllin në 14,00/fundjava dhe 2-3 vitet e fundit i janë shtuar 2 qendra rinore (një publike, nje private), si dhe një muze privat (Art House). Këto hapësira kulturore natyrshëm sjellin “kufizim” për të rinjtë dhe artistët duke mbetur peng i mosbarazive sociale në qytet.

Për ta çliruar situatën projekti propozon që artistëve, shoqërisë civile, të rinjve, komunitetit shkodranë t’i rikthehet një hapësirë e braktisur, duke i ridimensionuar atë nga ndihmesa e vetë të rinjve dhe komunitetit, me qëllim kthimin e saj në një formë agoraje, si hapësirë arti publik – vend debati. Në këtë hapësirë dialogu e komunikimi do të artikulohen problematika të ndryshme mbi qytetin, si mjedisi, shërbimet për komunitetin, trashëgimia kulturore, infrastruktura etj (hapësira debati). Projekti synon të ofrojë “hapësirën publike” si një mundësi për të rinjtë për t’ju nxitur kreativitetin dhe ndërveprimin e tyre me komunitetin. Kjo ndihmon për të krijuar një model demokracie vendore, që nis nga rruga (hapësira publike), përmes artit duke nxitur barazi dhe liri fjale e veprimi. Kjo hapësirë do përcjellë identitet, gjithëpërshirje dhe debat.

Qëllimi:

Të nxisë dhe inkurajojë demokratizimin e hapësirës publike përmes artit publik të performuar nga të rinjtë lokal në ndërveprim me komunitetin dhe aktorët e tjerë vendor.

Objektivat:

  1. Nxitja e debatit për përmirësimin e jetës urbane përmes praktikave sociale kulturore.
  2. Përfshirja dhe angazhimi i të rinjve në adresimin e cështjeve me rëndësi për komunitetet duke i bërë qytetarë dhe aktorë aktiv lidhur me jetën urbane dhe kulturore të qytetit.
  3. Ndërtimi i një modeli të ri për përmirësimin e hapësirave urbane nëpërmjet përfshirjes së komunitetit Model angazhimi qytetar në jetën urbane.

Rezultatet e pritshme:

– Krijimi i një rrjeti komunitar (qytetarë, artistë, artdashës, të rinj) që do të realizojë aktivitete të përbashkëta social-kulturore gjatë gjithë projektit ne funksion të idesë bazë.

– Të ngrihet një model hapësire dialogu dhe komunikimi midis krijuesve, komunitetit, politikbërësve dhe aktivistëve të shoqërise civile me qëllim për të krijuar ART PUBLIK dhe dialog mes tyre që do të ndihmoje forcimin e zërit qytetar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *