Lerat e Shkrelit

Date:
Jul 2021 - Jun 2022
Implemented by:
GO2

Sfida kryesore e Shkrelit mbetet uji për bagëtitë, për shkak të shtresës gurishtore (4-100m trashësi) e cila e filtron tërë ujin e shiut. Përkundër numrit në rritje të krerëve, vetëm 5 nga 40 lerat ekzistuese në zonë sigurojnë ujë të pijshëm për 9000 krerë. Kjo për shkak të teknikave të shpejta dhe jo cilësore të ndërtimit. Projekti synon ndërtimin e dy lerave me metoda dhe materiale tradicionale, me qëllim sjelljen e modeleve të suksesit. Synohet të përpilohet udhëzues për institucionet vendore e promovohet si atraksione turistike që synojnë të ruajnë biodiversitetin tek krerët.

Një nga vargmalet e rëndësishme të Mesdheut – Harku Dinarik përfshin Alpet Shqiptare. Ky territor që bashkon tre shtete shquhet për larmi të jashtëzakonshme biodiversiteti, përfshi edhe disa raca autoktone dhish (Busha), delesh (Shkodranja) dhe derrash (Pullaliu). Njësia Administrative Shkrel (29720ha) në Malësinë e Madhe quhet Porta e Alpeve, sepse shtrihet nga fusha e Mbishkodrës deri rrëzë Alpeve. Popullsia e Shkrelit (rreth 6000 banorë sipas administratorit të Njësisë Shkrel, 2021) krahasohet me vitet 1990, për shkak të braktisjes së madhe të zonës. Të ardhurat sigurohen nga bujqësia dhe blegtoria, të cilat janë rritur kohët e fundit: 2 herë më shumë sipërfaqe bimësh aromatike mjekësore (5000ha) dhe 50% më shumë bagëti. Ky shtim i numrit të krerëve vjen si rezultat i rritjes së kërkesës për produkte vendore nga turizmi që ka lindur në Shkrel, që prej shpalljes së ⅔ të territorit si Park Natyror Bashkiak. Pjesa më e madhe e territorit me 400-2400m lartësi mbidetare është joproduktive për shkak të shtresës gurishtore (4-100m trashësi) dhe mungesës së lumejve.

Uji është sfida kryesore e blegtorisë dhe jo vetëm… Megjithëse në Shkrel ekzistojnë rreth 40 lera (shumica të ndërtuara përpara 1990), vetëm 5 lera sigurojnë ujë të pijshëm për 9000 krerë bagëti! Madje disa blegtorë blejnë ujë për bagëtitë. Sipas drejtuesve të Shkrelit dhe kryepleqve, shkak është ndërtimi i lerave të vogla, në vende të pastudiuara, shpejtë dhe me materiale e teknika jotradicionale. Prandaj ky projekt synon që përmes ndërtimit të 2 lerave me mënyra dhe mjete tradicionale, hartimit të manualit të lerave, si dhe takimeve me komunitetet, të japë modelin e qëndrueshëm. Ndërhyrja planifikohet në dy fshatra problematikë: Lohje e Sipërme (400m lartësi mbidetare), ku s’ka pasur kurrë lera, dhe në Bzhetë (500-900m lartësi mbidetare), ku nuk funksionon asnjë lerë. Këto lera do t’u shërbejnë 2300 krerëve bagëti prej të cilave varet jetesa e 750 banorëve.

Drejtimi strategjik:

1. Përfshirja e blegtorëve për të rritur ekonomitë e tyre familjare përmes mbarështimit dhe rritjes së krerëve në zonë. Ata shtojnë të ardhurat përmes shitjes së produkteve / nënprodukteve të qumeështit dhe mishit. Vetëpunësohen. 

2. Hartimi i një udhëzuesi që i vihet në përdorim mjeshtrave, vendimmarrësve, AdZM Shkodër për ndërtimin/restaurimin  e lerave të tjera me metoda tradicionale. Përcjellja e udhëzuesit pranë Institutit Antropologjik, si dhe përfshirja e tyre në hartim me qëllim njohjen e tyre si  trashëgimi kulturore për peisazhin rural të zonës. 

3. Promovimi i lerave, si një atraksion i veçantë turistik për njësitë agtoturistike, agjensitë turistike, guidat me qëllim që të përfshihen në itinerare për vizitorët që vijnë në Alpet Shqiptare.  

Qëllimi dhe objektivat:

Të përmirësojë ujin e pishëm për bagëtitë (blegtorinë) në Njësinë administrative Shkrel

Objektivat: 
Ndërtimi i një lere në fshatin Bzhete dhe restaurimi i një lere në fshatin Reç mënyrë tradicionale.
Të ndërgjegjësojë komunitetin dhe aktorët lokalë për mënyrën tradiconale, si vlerë funksionale dhe trashëgimie 

Rezultatet:
¼ e krerëve (nga blegtoria) në Shkrel furnizohet me ujë të pishëm 
Mënyra tradicionale e punimit të lerave ruhet, kthehet si model suksesi për të tjerat në vazhdim, si dhe vlerë atraktive turistike

Rubrika e kërkesave

Në projektet të cilat konsistojnë në ndërhyrje në mjedis, siç është ai i Lerave të Shkrelit, duke patur kështu ndikime mjedisore dhe sociale, hapësira për të adresuar shqetësime bëhet e domosdoshme. Për këtë arsye, është dedikuar kjo rubrikë ku komuniteti lokal, palë interesi dhe vizitorë të zonës së zbatimit mund të shprehin komente, sugjerime apo shqetësime në rrugë zyrtare, të cilat i shërbejnë përmirësimit të vazhdueshëm të projektit dhe ndikimit që kjo ndërhyrje ka zonë.

Për të patur një komunikim sa më të rregullt, ju ftojmë të ndiqni udhëzimet si më poshtë vijojnë:

  • Problematikën që ju ngrini t’ia adresoni fillimisht organizatës GO2, si zbatues i projektit. Këtë mund ta dërgoni në adresën e email-it, numrit të telefonit, apo ta dorëzini pranë zyrave të organizatës. Kontaktet i gjeni më poshtë në këtë rubrikë.
  • Kërkesa që ju adresoni duhet patjetër të përmbajë këto informacione:
  1. Emrin, mbiemrin dhe kontaktet e paraqitësit të kërkesës
  2. Institucionin që përfaqëson (nësë aplikohet)
  3. Data e përpilimit të kërkesës
  4. Natyra e kërkesës së po adresohet
  5. Lidhja që paraqitësi i kërkesës ka me projektin në fjalë

Organizata GO2 do të marrë dhe do të shqyrtojë kërkesë e paraqitur dhe do t’i përgjigjes paraqitësit brenda 5 ditëve kalendarike. Në rast të refuzimit të kërkesës, GO2 do t’i përgjigjet paraqitësit përmes rrugëve të komunikimit prej të cilave e ka marrë këtë kërkesë, duke dhënë arsyetimin e përshtatshëm për këtë refuzim. Në rast të pranimit të kërkesës, GO2 do të arrijë në një zgjidhje të problematikës duke bashkëpunuar nga afër me paraqitësin. Pas arritjes në një konsesus, do të zbahet zgjidhja e propozuar dhe do të monitorohet në vazhdim.

Kjo procedurë do të përdoret vetëm për të dërguar komente, sugjerime, shqetësime apo ankesa të cilat kanë të bëjnë me projektin në fjalë.

GO2

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
Blvd Skenderbeu, Nd34, H2, Ap1, Shkoder

CEPF - Ekipi Rajonal i Zbatimit

liz.smith@birdlife.org

Zyra Rajonale e Bankës Botërore

agjokutaj@worldbank.org
(355 4) 2280 650/1
Rr."Ibrahim Rugova", Nr. 34 Tiranë

Ne do të ndajmë të gjitha ankesat – dhe një përgjigje të propozuar – me Ekipin Rajonal të Zbatimit dhe Drejtorin e Grantit të CEPF-së brenda 15 ditëve. Nëse paraqitësi i kërkesës nuk është i kënaqur pas përgjigjes, ai mund ta paraqesë ankesën drejtpërdrejt te Drejtori Ekzekutiv i CEPF në adresën e email-it cepfexecutive@conservation.org ose me postë. Nëse paraqitësi i kërkesës nuk është i kënaqur me përgjigjen e Drejtorit Ekzekutiv të CEPF-së, ai mund ta paraqesë ankesën pranë Bankës Botërore në zyrën lokale të Bankës Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *