Thirrje për praktikë të paguar (tezgjah – filigran)
Përmes pasionit për traditën dhe punës për detajet, artizanët na kujtojnë rrënjët tona. Ata krijojnë produktet unike që e dallojnë një kulturë nga tjetra, një vend nga tjetri, një njeri nga një tjetër. Nga nevoja për identitet, emigrantët e të gjitha kombësive marrin me vete punime artizanale edhe kur shtegtojnë drejt civilizimeve më moderne. Prandaj shoqëritë e kanë detyrim t’i trashëgojnë këto mjeshtri për brezat e ardhshëm. Për më tepër shoqëria shqiptare e prekur thellë nga emigrimi.
Thirrja për internship të paguar u drejtohet vajzave dhe djemve të moshës 15-35 vjeç, të cilët kanë prirje, pasion ose përvoja në teknikat:
- Filigran
- Tezgjah
Aplikantët duhet të dorëzojnë brenda datës 23 Shkurt 2022 dokumentacionin e mëposhtëm:
- Curriculum Vitae
- Letër Motivimi
- Portofol/Koleksin të punëve të tyre të deritashme
Aplikimet duhet të dorëzohen në format elektronik (word, pdf, jpg) në adresën: info@go2albania.org
Fituesit do të përfitojnë:
- Tre muaj praktikë (internship) të paguar nga Organizata GO2, në atelietë e filigranit dhe tezgjahut në Qarkun Shkodër;
- Mentorim të dedikuar nga profesionistë për filigranin dhe tezgjahun;
- Mentorim të dedikuar nga profesionistë për marketimin digjital;
- Udhëtime studimore për shkëmbim përvojash brenda dhe jashtë Shqipërisë;
- Mundësi punësimi në atelietë e artizanatit pas mbarimit të praktikës – në varësi të performancës së aplikantëve;
- Mundësi për blerje pajisjesh pas mbarimit të praktikës – në varësi të performancës së aplikantëve.
Praktika zhvillohet gjatë muajve: Mars – Prill – Maj