Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
Pozicioni: Ekonomist / Financier
Vendi: Shkodër, Shqipëri
Organizata: GO2 (Organizatë për Planifikim të Qëndrueshëm Urban)
Angazhimi: Me kohë të plotë, me kontratë të rregullt
Tre muajt e parë të punës do të konsiderohen si kohë prove (“Koha e Provës”). Gjatë Kohës së Provës, palët mund ta zgjidhin Kontratën me një njoftim me shkrim i cili i dorëzohet palës tjetër të paktën 14 (katërmbëdhjetë) ditë para përfundimit.
Kush jemi e çfarë presim prej jush
GO2 është një OJQ shqiptare e themeluar në vitin 2012 e cila operon mbi çështjet e planifikimit të qëndrueshëm (urban) për një cilësi më të mirë jetese për komunitetet tona. Fushat e veprimit janë hapësirat publike, lëvizja urbane, trashëgimia kulturore e natyrore, turizëm dhe sipërmarrje – të gjitha këto si vlera njerëzore të cilat gjenerojnë ekonomi, shoqëri dhe mjedis të qëndrueshëm. www.go2albania.org
GO2 po kërkon një Ekonomist / Financier që do të jetë përgjegjës për: vlerësimet e nevojave në sektorin e ekonomi/financave dhe sipërmarrjes. Roli i saj / i tij si projekt menaxher(e) do të fokusohet tek zhvillimi i propozimeve të projekteve, zbatimi i tyre në bashkëpunim të ngushtë me aktorë të ndryshëm, si dhe raportimin. Preferohen shumë Ekonomistë / Financierë (nga Tirana apo rajone të tjera shqipfolëse) që vijnë në Shkodër për të fituar një përvojë pune për 2-3 vjet. Kjo do të shërbente si një eksperiencë e jashtëzakonshme për ta por edhe për ne, pasi mund të fitojnë njohje të reja, eksperienca e kulturë të re – mund të shijojnë nga afër muzikën shkodrane, humorin, kulturën e aktivitetet e shumta kulturore që qyteti e zonat rurale ofrojnë, të enden në natyrën e mrekullueshme të Liqenit, lumenjve Drin, Kir e Bunë, të vizitojnë Alpet_Park Kombëtar, të njohin gatimet e mrekullueshme të zonës, etj. Për ne do të ishte mjaft interesante të fitonim një perspektivë e këndvështrim ndryshe nga të rinjtë-profesionistë që vijnë nga kultura të ndryshme – kjo do të jetë vlerë e shtuar dhe çmohet mjaft në pëfshirjen e aplikantit brenda skuadrës sonë.
Ne, jemi një grup me mendje të hapur, me një qasje të fortë të punës në grup, krijues dhe mjaft ambicioz në rezultatet që duam të arrijmë. Respekti ndaj kolegut, ndaj ideve e punës së njëri-tjetrit, liria e të vepruarit dhe menduarit ‘ndryshe’ përbëjnë vlerat kyçe brenda organizatës.
Vlerat thelbësore dhe kompetencat kyçe:
- Aftësi të forta analitike me qëllim vlerësimin dhe propozimin e opsioneve strategjike;
- Aftësia për të menduar në mënyrë kritike dhe kreative nën kushte të vështira për të sfiduar në mënyrë diplomatike status quo-në;
- Angazhimi për të siguruar që transferimi i njohurive dhe ngritja e kapaciteteve janë qendrore në punë;
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit ndërpersonal, ndërtimit të marrëdhënieve dhe rrjetëzimit;
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afate të ngushta;
- Respekti, integriteti, angazhimi, diversiteti, toleranca ndaj stresit, ekselenca dhe ndërtimi i partneriteteve
Kualifikimet kryesore
Ky pozicion do të kërkojë një individ me pjekuri, gjykim të mirë dhe aftësi për të punuar mirë me ekipet brenda organizatës. Kërkesat kryesore për këtë pozicion përfshijnë:
- Të zotërojë një diplomë bachelor ose master në Financë/Administrim biznes/Agrobiznes;
- Të ketë aftësi në përdorimin e aplikacioneve bazë kompjuterike si MS Excel, Word, Power point,
- Të ketë aftësi në kryrjen e veprimeve financiare të lidhura me projektet. Regjistrimi i pagesave, përgatitja e dokumentacionit financiar, përgatitja e raportit financiar të progresit të projekteve, ndjekja e buxhetit të projekteve, deklarimi në organet e tatimeve, përgatitja e pagave, përpilimi i dosjeve të prokurimeve, përgatitja e bilancit vjetor;
- Të ketë së paku 2 vjet përvojë në menaxhim financiar ose zhvillim të sipërmarrjes (do të jetë avantazh);
- Të ketë aftësi të forta komunikimi, analitike dhe tolerancë të punës në grup si dhe të jetë konfidencial;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera të të shkruarit dhe komunikimit verbal në gjuhën shqipe dhe angleze;
- Të zotërojë patentë për drejtim mjeti.
Data e nisjes: 15 Shtator 2022
Ju lutemi dërgoni një letër motivuese që tregon interesin tuaj për pozicionin, CV, kopjen e diplomës (nëse keni përfunduar studimet), si dhe dy referenca në: info@go2albania.org
GO2_ Organizatë për Planifikim të Qëndrueshëm Urban
Adresa: Bulevardi ‘Skënderbeu’, Nd. 34, H.2, Ap. 1, 4001 Shkodër, Shqipëri.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 20 Gusht 2022.
GO2 do të kontaktojë të gjithë aplikantët për t’i njoftuar ata për procesin e mëtejshëm të përzgjedhjes. Aplikantët që përzgjidhen në fazën e parë do të kenë intervistë me gojë.